Home / Sport / Marek Hamshik, përsëri viktimë e grabitjes në Napoli

Marek Hamshik, përsëri viktimë e grabitjes në Napoli

Mesfushori sllovak Marek Hamshik është bërë për të dytën herë viktimë e një grabitje në qytetin e Napolit, duke bërë që të kthehen përsëri polemikat rreth sigurisë së lojtarëve në këtë qytet dhe frikës që shumë prej tyre kanë për t’iu bashkuar kësaj skuadre.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të takimit mes Napolit dhe Sampdorias, kur lojtari ishte nisur drejt aeroportit të qytetit për të marrë bashkëshorten e tij. Dy persona në një motoçikletë i janë afruar makinës së tij dhe pasi i kanë thyer xhamin në krahun e shoferit, e kanë kërcënuar me armë duke i marrë orën e dorës dhe duke u larguar me shpejtësi.
Pas këtij incidenti, Hamshik ka lajmëruar menjëherë policinë për incidentin në fjalë, ndërsa ka qenë shumë i tronditur, pasi kjo ishte ngjarja e dytë që i ndodhte atij personalisht, ndërsa në vitet e fundit kanë qenë të shumtë lojtarët napolitanë që janë grabitur në rrugë nga keqbërësit.
Shtimi i numrit të incidenteve të këtij lloji në vitit e fundit ka bërë që shumë futbollistë të preferojnë të largohen nga Napoli. Mendohet se një nga arsyet pse Ezekuiel Laveci pranoi menjëherë ofertën e PSZH ishte grabitja që iu bë kur ishte por xhiro në makinë me të dashurën e tij.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *