Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja me Serbinë përplasë PDSH-në e BDI-në

Marrëveshja me Serbinë përplasë PDSH-në e BDI-në

Ratifikimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Serbisë për zbatim të ndërsjellë të vendimeve gjyqësore në lëndët penale ka përplasur partitë shqiptare, BDI e PDSH. Kjo e fundit ka akuzuar partin e Ahmetit për mbështetjen e dhënë marrëveshjes në fjalë, pasi konsideron se tani shumë ish ushtarë të UÇK-së do të mund të burgosen dhe transferohen në burgjet serbe.Kjo sipas partisë së Thaçit nënkupton unifikim të Serbisë dhe Maqedonis në një territor për gjyqësorin dhe policin serbe.

“Sipas kësaj Marrëveshje ,tani e tutje Serbia vetëm ne baze te një lutjeje edhe atë ne gjuhen serbe cilin do shqiptar te Maqedonisë mund ta burgos dhe ta transferon neper burgjet serbe! Maqedonia obligohet sipas kësaj Marrëveshje qe te dorëzon çdo shqiptar për te cilën Serbia ka ngritur padi penale. Kjo do te thotë se prej sot çdo shqiptar i Maqedonisë qe ka marr pjese ne luftën e UÇK-së në Kosove dhe në luftën e UÇPMB-së në Lugine do të burgosen dhe do te transferohen neper burgjet e Serbisë. Ja çfarë Marrëveshje na propozon BDI. Daqiqi hoqi lapidarin ne Presheve, a Fazliu, Bujari , Talati, Ermira shkojnë edhe një hap me larg hapin, ti burgosin dhe t’ja dorëzojnë Serbisë ata qe kanë marr pjese ne luftën e Kosovës dhe te Luginës!”, tha Bekim Fazliu, PDSH.

BDI shprehu keqardhje për këtë qasje dhe retorikë të PDSH duke pas parasysh faktin e dialogut mes zyrtarëve kosovar dhe serb për problemet e hapura. Nga partia e Ahmetit edhe njëher kërkuan që kandidatët për kryetar komunash të dorëhiqen dhe betejën zgjedhore ta bëjn para popullatës e jo në parlament.

“Vetëm do kishim dashur dhe t’i porosisim kolegët e PDSH që të ndërpresin retorikën e armiqësive, retorikën e urrejtjes, retorikën e cila nuk sjell asnjë të mirë për shqiptarët por sjell vetëm polarizim, konflikte dhe përplasje. Koha e përplasjeve kaloi, Evropa po flet për heqje të kufijve, Evropa kërkon nga ne bashkëpunim të ndërsjellë, bashkëpunim ndër fqinjësor, presidentja Jahjaga me presidentin Nikoliq u ulën në një tavolinë në Bruksel për të diskutuar problemet e hapura dhe nuk e shoh të arsyeshme dhe të nevojshme retorikën e tillë plot komplekse, mllef dhe urrejtje që vjen nga PDSH”, deklaroi Ermira Mehmeti – Devaja, BDI.

Me këtë marrëveshje vetëm me një lutje mund të realizohet vendimi gjyqësor i njërit shtet kundër shtetasit të shtetit tjetër që ka kryer veprën penale. Kjo marrëveshje do të mundësoj edhe tranzitimin e personave të dënuar në një shtet të tretë me të cilin ka një marrëveshje të ngjashme. Marrëveshja është në kohë të pacaktuar me të drejtë dorëheqje me shkrim ose në rrugë diplomatike e cila ndërpritet pas 6 muajsh. Me këtë marrëveshje shfuqizohet marrëveshja mes Maqedonisë dhe Serbisë e Malit të Zi të përgatitur në Shkup në vitin 2004. Marrëveshje e miratuar sot është përgatitur në Beograd më 29 nëntor 2011.

PËRPLASJE MES PDSH-së dhe BDI-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *