Home / Lajme / Maqedoni / Marshi opozitarë mbështetet edhe nga shqiptarët?!

Marshi opozitarë mbështetet edhe nga shqiptarët?!

Shkup, 05 Shkurt – Fronti opozitar po merr mbështetjen edhe të shqiptarëve, apo bëhet fjalë për shenjë respekti se marshi me vetura i opozitës po kalon nëpër komunat e banuara me popullatë shqiptare.

Ndryshe, marshi i ri i Frontit opozitar që u nis nga lagja e Aerodromit për të kaluar nëpër territor të komunë së Gazi babës, Çairit dhe përfundoi para Qeverisë, para godinës nga e cila siç u shprehen opozitarët buron kriza aktuale politike dhe ekonomike.

Andrej Zhernovski në emër të Frontit Opozitarë shprehu shqetësimin nga përpjekja e Gruevskit për të formuar opozitë të re në Maqedoni. Këtë veprim Zhernovski e cilësoi si të rrezikshëm për demokracinë në vend.

“Janë të tejdukshme por edhe të dëmshme për demokracinë tentimet për krijimin e një opozite të re. Ne jemi ajo opozitë e cila funksionon në RM dhe ne jemi opsioni i cili është i domosdoshëm për prosperitetin dhe ardhmërinë e vendit. Është koha e fundit që Gruevski të dëshmoj gatishmëri për dialog politik dhe zgjidhje të kësaj krize jo vetëm politike por edhe ekonomike dhe të kuptoj se e vetmja zgjidhje nga këto kriza janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Andrej Zhernovski, Fronti opozitar.
Zhernovski madje tha se e vetmja opozitë legjitime është ajo e cila tani është në rrugë dhe kërkon kthimin e demokracisë në vend, ndërkohë që përmendi edhe presionin që po ushtrohet ndaj anëtarëve ët opozitës.

“Po bëhen presione edhe ndaj atyre që janë anëtarë të partive opozitare. Këtu është përfshirë edhe policia, ne këtë nuk e fshehim, megjithatë sërish do të them jo vetëm që janë tentime të tejdukshme, por janë edhe të dëmshme për demokracinë sepse nuk mund të ketë opozitë të rrejshme, dhe nuk mundet kryeministri ashtu siç krijoi sindikatën e tij, mediumet e tija ashtu siç ka krijuar edhe klubet e tija sportive tani të ketë edhe opozitë të veten. Dihet se kush është opozitë në Maqedoni dhe cilat kërkesa si opozitare janë legjitime në këtë moment”, tha Andrej Zhernovski, Fronti opozitar.

Ndërkohë që Fronti opozitar Komisionin e propozuar nga presidenti Ivanov e sheh vetëm si një segment për zgjidhjen e krizës, por jo edhe bazë për zgjidhjen e plotë të saj, ngase ngulin këmbë se zgjidhje mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *