Home / Lajme / Rajon / Maskat grabisin Postën në Shuto Orizarë

Maskat grabisin Postën në Shuto Orizarë

Shkup, 5 Shkurt – Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur mëngjesin e sotëm ekspoziturën e Postës së Maqedonisë në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Grabitja ka ndodhur sapo e punësuara ka hapur ekspoziturën.

Ajo u është bindur kërcënimeve të dy keqbërësve dhe u ka dhënë atyre të hollat nga arka, në shumë prej 7000 denarë.

Grabitësit janë larguar me prenë në drejtim të panjohur, kurse Policia është vënë në ndjekje të tyre.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *