Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 2 mijë qytetarë të dënuar janë jashtë burgjeve ( VIDEO )

Mbi 2 mijë qytetarë të dënuar janë jashtë burgjeve ( VIDEO )

Mbi 2 mijë qytetarë në Maqedoni të dënuar për vepra të ndryshme penale me burgim, i shmangen vuajtjes së dënimit, përmes formave të ndryshme. Por, një arsye që ata të mos përfundojnë në qeli janë edhe hezitimi i autoriteteve shtetërore si MPB dhe Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të mbingarkesës së burgjeve, nga numri i madh i të burgosrëve.

Gazeta “Dnevnik” sjellë sot një analizë të përgjithshme mbi gjendjen e të dënuarëve, të cilët i shmangen vuajtjes së dënimit. Sipas gazetës, vuajtja e dënimit shmanget përmes formave të ndryshme, si përmes arsyetimeve për sëmundje apo detyrime tjera, që janë të lejuara me ligj. Por, një pjesë e madhe e të dënuarëve i shmangen drejtësisë dhe fshihen nga vuajtja e dënimeve.

Qytetarët e tillë që duhet të vuajnë burgun janë të dënuar kryesisht me dënime të vogla dhe se nuk është përkushtuar vëmendja e autoriteteve për kapjen e tyre në flagrancë. Sipas statistikave të gjyqësorit në Maqedoni, mbi 65 për qind e dënimeve që janë shqiptuar janë me burgim deri në një vit.

MBI 2 MIJË QYTETAR TË DËNUAR JANË JASHTË BURGJEVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *