Home / Lajme / Maqedoni / Mbikëqyrje e përforcuar e Inspektoratit për transport (VIDEO)

Mbikëqyrje e përforcuar e Inspektoratit për transport (VIDEO)

26 shkurt-Rregullisht kryhen edhe kontrolle vepruese në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor në të gjitha stacionet e autobusëve në Republikën e Maqedonisë ku ndiqet rregullshmëria dhe rregullimi i linjave ndërkomunale dhe ndërkombëtare në plotësimin e kushteve përkatëse tekniko-eksploative të automjeteve me të cilat kryhet transporti i udhëtarëve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Inspektorati shtetëror për transport, gjatë janarit të vitit 2013 ka kryer 381 mbikëqyrje inspektuese, sipas të cilave ka lëshuar 18 ftesa për pagesën e gjobës dhe 28 urdhëresa pagesore për personat të cilët i kanë shkelur dispozitat ligjore, ka shtruar 79 kërkesa për ngritjen e procedurës penale deri te gjykatat kompetente si dhe deri te komisioni kompetent për shkelje. Për shkak të parregullsive të konstatuara, gjatë muajit të kaluar janë marrë tetë automjete me të cilat është kryer transport publik joligjor i mallrave dhe udhëtarëve pa leje, gjegjësisht licencë.

“Inspektorati shtetëror për transport në pajtim me Ligjin për rrugë publike në vazhdimësi kryen kontroll inspektues në lidhje me ndërtimin, mbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve dhe rripit rrugor, urave, sinjalizimit, pajisjeve të rrugëve dhe kryen kontrollimin e ngarkimin e automjeteve në rrugë. Rregullisht kryhen edhe kontrolle vepruese në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor në të gjitha stacionet e autobusëve në Republikën e Maqedonisë ku ndiqet rregullshmëria dhe rregullimi i linjave ndërkomunale dhe ndërkombëtare në plotësimin e kushteve përkatëse tekniko-eksploative të automjeteve me të cilat kryhet transporti i udhëtarëve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Në të shtohet se në bashkëpunim me Drejtorinë doganore dhe Policinë kufitare, Inspektorati shtetëror për transport kryen kontroll në hyrje dhe dalje të vendkalimeve kufitare dhe për të gjitha parregullsitë e konstatuara i ndërmerr sanksionet përkatëse ligjore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *