Home / Lajme / Maqedoni / Mbytet në lum një banor i f. Cvetishnicë të Kumanovës (VIDEO)

Mbytet në lum një banor i f. Cvetishnicë të Kumanovës (VIDEO)

26 shkurt-Sipas informacioneve të para, ai së bashku me D.S. nga fshati Dllaboçicë e ka kaluar lumin, por në atë moment ka ardhur sasia më e madhe e ujit. D.S. ka arritur të dalë, derisa Radovan S. nuk ka arritur të shpëtojë.

Pesëdhjetë e një vjeçari Radovan S. banor i fshatit Cvetinishtë, mbrëmë është mbytur duke tentuar që ta kalojë lumin Dllaboçicë.

Sipas informacioneve të para, ai së bashku me D.S. nga fshati Dllaboçicë e ka kaluar lumin, por në atë moment ka ardhur sasia më e madhe e ujit. D.S. ka arritur të dalë, derisa Radovan S. nuk ka arritur të shpëtojë.

Trupi i të vdekurit është gjetur sot në largësi prej rreth dy kilometrave nga vendngjarja.

Për shkak të terrenit të pakalueshëm në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësite speciale nga Ministria e Punëve të Brendshme që ta nxjerrin trupin nga lumi.
Pjesë të rajonit të Strumicës, Radovishit, Koçanit, Shtipit, Shën Nikollës dhe Kumanovës janë përmbytur pas reshjeve të rrëmbyeshme e goditën Maqedoninë, Janë rrënuar ura dhe janë bllokuar fshatra, ndërsa po derdhen digat Pishica afër Probishtipit dhe Gradçes afër Koçanit u zbraz. Dëme të mëdha ka në të mbjellat bujqësore.

Që të zvogëlohet rreziku nga rrënimi i digës Pishica e cila në disa vende është lëshuarm janë hapur dy ventilë për lëshim më të shpejtë të ujit. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim janë dërguar 1.500 thasë me rërë për intervenim në vendet kritike.

Janë përmbytur vendbanimet Pishica dhe Tripatanci në Probishtip. Uji ka hyrnë nëpër shtëpi dhe hapësirat ndihmëse.

Mëngjesit e sotëm fëmijët dhe të punësuarit nga këto vendbanime nuk kanë shkuar në shkollë dhe në punë për shkak se rruga lokale e cila çon deri te lagjet është përmbytur.

Ujërat e ardhura të lumit Zletovës janë derdhur në fshatin Ularci të Koçanit ku janë përmbytur një numër i madh i shtëpive, stallave dhe depove. Nga mëngjesi banorët e këtij fshati po luftojnë me stuhinë e ujit, duke gropuar kanale për derdhje të ujit të ardhur.

Nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut është rritur niveli i ujit i lumit të Koçanit, ndërsa akumulimi Gradçe është në zbrazje. Falë kanaleve të pastruara dhe shtretërve të lumenjve në fshatrat Podllog i Epërm dhe i Poshtëm dhe Mojanc, lumi i Koçanit dhe lumi Bregallnicë po rrjedhin në shtretërit e tyre lumorë.

Rrugët e Maqedonisë – seksioni Koçan me mekanizim të punëve për pastrim të shembjeve nga gurët dhe rrëshqitjet e dheut në magjistralen dejt Dellçevës mbi fshatin Istibanje, si dhe në rrugën rajonale Vinicë-Berovë mbi fshatin Laki, ku ka rëshqitje të mëdha të gurëve dhe dheut. Komunikacioni në këto drejtime rrugore po zhvillohet nën kushte të vështirësuara.

=Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe ujërat e ardhur nga lumi i Radovishit, janë rrënuar dy ura afër fshatrave Pokrajçevë dhe Zleovë, ndërsa ura drejt fshatit Jargulica që i lidh me magjistralen Strumicë – Shtip është në gjendje kritike.

=Rreth 1.500 banorë nga fshati Zleovë tërësisht janë bllokuar, ndërsa ura e rrënuar për ta është komunikimi i vetëm drejt Radovishit dhe Strumicës.

=Është përmbytur edhe fusha e Radovishit, me dëme të mëdha në kulturat bujqësore, të cilat janë nën ujë. Në fshatin Oraovicë mes tjerash reshjet e rrëmbyeshme të shiut ka marrë edhe një automobil, ndërsa janë bërë edhe dëme të mëdha në të mbjellat bujqësore.

Moti i mbrëmshëm i lig shkaktoi edhe derdhje të lumit Bregallnicë nga shtrati i saj. Janë përmbytur rreth 30 shtëpi në lagjen Novo Sello të Shtipit.

Sipas informatave fillestare të drejtorit të NP “Isar” Nikolla Micevski, janë përmbytur edhe bunarët nga të cilët qyteti i Shtipit furnizohej me ujë të pijshëm. Qytetarëve të Shtipit u rekomandohet që të mos e përdorin ujin për pije.

I mbyllur për trafik është rruga rajonale nga Shtipi e cila çon drejt Radovishit nga lagjeja Novo Sello e Shtipit për shkak të automjeteve të cilat vijnë nga Radovishi dhe nga pjesa juglindore e shtetit duhet të vozisin nëpër qarkohen që të hyjnë në Shtip, gjegjësisht prej nga lagjeja “Tri Çeshmi”. Janë përmbytur edhe stadiumi i qytetit në Shtip.

Alarmante është gjendja edhe në Shën Nikollë ku janë përmbytur më shumë shtëpi, ndërsa për momentin në qytet nuk ka energji elektrike.

Janë përmbytur edhe qindra shtëpi dhe objekte afariste në Dabile të Strumicës pas derdhjes së kanalit ndihmës të lumit Strumicë. Në aksionin shpëtues të njësitit të zjarrfikësve nga Strumica, janë nxjerrë banorët më të moshuar nga shtëpitë e gtyre të përmbytura.

Përmbytje ka edhe në rrethinën e Kumanovës ku po derdhet lumi Kumanovka në afërsi të lagjes Sredreka. Uji ka përfshirë më shumë shtëpi në lagje dhe rrugët fqinje. Janë përmbytur edhe disa shtëpi në Konjare të Poshtme dhe rrugën “Nikolla teslla”. Është rritur edhe niveli i ujit të lumit Kojnarka.

Pothuajse në të tre komunat nga Komuna po derdhen lumenjtë, duke përfshirë edhe lumin Pçinja e cila përmbyti një pjesë të shtëpive në fshatrat Bellakovce, Dovezence dhe Jaçince.

Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se uji është derdhur edhe në fshatrat Dobroshane dhe Supli Kamen, ndërsa në komunën e Likovës është derdhur lumi Sllupçanka nga i cili janë përmbytur shtëpi në Opajë.

Sinoptikët paralajmërojnë se reshjet e rrëmbyeshme të shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, posaçërisht në Maqedoninë Lindore. Për shkak të motit të ngrohtë është e mundur shkrirje e shpejtuar e mbulesës së dëborës nëpër male, që në mënyrë plotësuese mund ta përkeqësojë gjendjet me përmbytjet.

Ulje të intensitetit të reshjeve, sipas meteorologëve, mund të pritet prej nesër

MBYTET NË LUM NJË BANOR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *