Home / Lajme / Maqedoni / Me këtë opozitë, pushteti aktual edhe 100 vjet në pushtet

Me këtë opozitë, pushteti aktual edhe 100 vjet në pushtet

Ish-zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë, Ivica Bocevski ka deklaruar se me këtë opozitë, pushteti aktual në Maqedoni do të qeverisë edhe 100 vjet.

Ai këtë e ka theksuar për javoren “Republika” duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe krizën politike, që ndërlidhet me bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës dhe paralajmërimet për bojkotimin edhe të zgjedhjeve.

Sipas tij, Cërvenkovski edhe pse është njeriu që bashkon socialdemokratët, megjithatë ai si lider nuk ka sukses për të ndryshuar pushtetin aktual.

“Për dallim nga veprimet e tilla të opozitës, VMRO-DPMNE po sofistikohet. Pushteti aktual po lejon opozitën që të vazhdojë me protesta, ndërsa qytetarët do të thonë se përse të votojmë për një parti të tillë që proteston. LSDM po harxhohet me këtë formë të veprimit si parti politike”, ka theksuar Bocevski, duke dënuar barrikadat e opozitës, ndërsa sipas tij, në vend të tyre duhet ofruar programe dhe projekte.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *