Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi takohet me Berishën dhe Nishanin ( VIDEO )

Menduh Thaçi takohet me Berishën dhe Nishanin ( VIDEO )

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi realizoi vizitë zyrtare në Tiranë, në një takim tet-a-tet takoi Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha.

Në takim u biseduar për çështje me rëndësi për shqiptarët, për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, procesin integrues të dy vendeve dhe tema të tjera.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi ka informuar Kryeministrin shqiptar z.Berisha se procesi integrues i Maqedonisë është plotësisht i bllokuar dhe nuk ka asnjë sinjal që do të nënkuptonte debllokimin e këtij procesi, ka shprehur qëndrimin se qeveria e Maqedonisë vazhdon edhe më tej të me politikën albanofobe dhe si pasojë gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është më e rëndë se asnjëherë më parë. Gjithashtu Kryetari i PDSH-së informoi Kryeministrin shqiptar edhe për përgatitjet e Partisë Demokratike Shqiptare për zgjedhjet lokale të 24 Marsit.

Gjatë vizitës në Tiranë, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi ka realizuar takim edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.

Gjatë takimit është biseduar për çështjet aktuale politike në Maqedoni, Shqipëri dhe rajon, për proceset integruese si dhe tema tjera me interes të përbashkët.

Nga ana e kryetarit të PDSH-së u propozua, kurse Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani pranoi që z.Arbën Xhaferi të dekorohet për kontributin e afirmimit të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe në rajon dhe për kultivimin e vlerave të mirëfillta kombëtare, qytetëruese dhe demokratike.

MENDUH THAÇI TAKOHET ME BERISHËN DHE NISHANIN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *