Home / Sport / Menga braktis Vrapçishtin

Menga braktis Vrapçishtin

“Është e vërtetë se unë më nuk jam trajner i Vrapçishtit, pasi që të martën kam ofruar dorëheqje të paroevokueshme. Arsyet për këtë vendim janë private, kam disa obligime dhe nuk ka më shumë çka të flitet rreth kësaj çështje . Vlerësoj se kështu duhej të ndodhë dhe shpresoj që ky vendim të jetë në të mirë të të dyja palëve. Me drejtuesit e Vrapçishtit jemi ndarë në mënyrë korrekte dhe unë atyre u uroj fat në të ardhmen”, deklaroi Erxhan Menga.

Pasi që ditë më parë Rufeja-M pati dridhje në pankinë me largimin e papritur të Xhengiz Rexhepit dhe më vonë angazhimin e Mensur Jakupit, situatë e ngjashme ka kapluar një tjetër skuadër shqiptare që garon në Ligën e Dytë. KF Vrapçishti ka mbetur pas shefin e stafit teknik, pasi që Erxhan Menga është dorëhequr nga posti i tij. Deri te ndarja ka ardhur pasditën e të martës, ndërsa për momentin mbeten të paqarta arsyet për një vendim të këtillë. “Është e vërtetë se unë më nuk jam trajner i Vrapçishtit, pasi që të martën kam ofruar dorëheqje të paroevokueshme. Arsyet për këtë vendim janë private, kam disa obligime dhe nuk ka më shumë çka të flitet rreth kësaj çështje . Vlerësoj se kështu duhej të ndodhë dhe shpresoj që ky vendim të jetë në të mirë të të dyja palëve. Me drejtuesit e Vrapçishtit jemi ndarë në mënyrë korrekte dhe unë atyre u uroj fat në të ardhmen”, deklaroi Erxhan Menga, i cili demantoi se largimi i tij ka lidhje me humbjen 4:2 në miqësoren e të hënës me Korzon. “Jo, jo, kjo nuk ka lidhje me ndeshjen në fjalë. Ne luajtëm mirë në atë përballje, kishim epërsi 2:1 pas pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë kryejta shumë zëvendësime dhe si pasojë ra tempoja e lojës. Vërejtja ime ndaj futbollistëve ishte se pranuam 3 gola nga rivënie nga këndi dhe kjo është e palejueshme për një skuadër. Por tani kjo s’ka vlerë, pasi gjithçka ka përfunduar dhe unë nuk jam pjesë e asaj skuadre”, tha Menga. Ai shtoi se se për momentin planifikon të pushojë, para se të mendojë për ndonjë angazhim të ardhshëm. “Për momentin mendoj vetëm të pushoj mirë, një apo dy muaj, para se të vendos për të ardhmen. Unë nuk do ndahem nga futbolli, pasi kam shkollën e futbollit për të rrinjë dhe besoj se aty do të vazhdoj të jap kontributin tim në të ardhmen”, përfundoi tani më ish-trajneri i Vrapçishtit, Erxhan Menga. E ndërkohë drejtuesit e skuadrës nga Gostivari menjëherë janë vënë në kërkim të zëvendësit të Mengës në postin e stafit teknik. Mësohet se jo zyrtarisht kandidat për këtë pozitë është ish-trajneri i Rufesë së Miletinës, Xhengiz Rexhepi, por edhe shkupjani Zhanko Zavov. Pritet që dilema rreth trajnerit të ardhshëm të Vrapçishtit të zgjidhet shpejtë, pasi skuadra është në pjesën përfundimtare të përgatitjeve para fillimit të gjysmëstinorit pranveror.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *