Home / Sport / Messi vazhdon deri më 2018

Messi vazhdon deri më 2018

Lionel Messi do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2018, njofton klubi katalunas përmes ueb faqes së vet zyrtare. Barcelona ka cekur se kontrata do të nënshkruhet të enjten në zyrat e klubit.

Messi, i lindur në vitin 1987, është pjesë e Barçës nga viti 2000. Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2016, ndërsa ai do ta vazhdojë atë për dy vjet tjera.

Katër herë fituesi i Topit të Artë do të firmosë pasi të kthehet nga angazhimet që ka me përfaqësuesen argjentinase. Vazhdimi i kontratës me Messin vjen pas atyre me Carles Puyol e Xavi Hernández.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *