Home / Sport / Migjen Basha bëhet gati të vishet kuqezi

Migjen Basha bëhet gati të vishet kuqezi

Migjen Basha duket se shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e tij për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare të futbolli. Këtë fakt e ka pranuar vetë lojtari në një prononcim për mediat shqiptare, ku e ka cilësuar si një gabim atë që ka bërë disa vite më parë kur luajti një ndeshje me U-21 të Zvicrës.

“Është e vërtetë që janë shtuar mundësitë që të luaj për kombëtaren shqiptare. Lajmin e kam marr nga trajneri De Biazi, i cili më konfirmoi se do të bëhet dokumenti i Ministrisë së Brendshme dhe tani çështjen do ta paraqesim para FIFA-s. Nuk di ta them me siguri të plotë (nëse do të luaj ndaj Norvegjisë), sepse FIFA do marrë dokumentin, do ta shqyrtojë dhe më pas nuk e di saktë se kur do marr një përgjigje”, ka shpjeguar lojtari se cili është ndryshimi që e bën atë optimist se shumë shpejt mund të luajë për kombëtaren kuqezi.
Mesfushori që po aktivizohet me sukses me Torinon në Serinë A ka shpjeguar se i ka mbetur peng se ka luajtur atë ndeshje me kombëtaren U-21 të Zvicrës, e cila kthye në pengesë prej shumë vitesh që ai të përfaqësonte Shqipërinë. Ndërkohë, ka nxitur FSHF që të vihet më shpejt në lëvizje për talentet shqiptare që në moshë të re, në mënyrë që të mos përsëriten ngjarje të tilla në të ardhmen.
“Jam bërë shumë pishman që kam luajtur me Zvicrën. Ajo ka qenë vetëm një ndeshje dhe për faj të asaj sot unë kam ngelur peng. Çfarë i rekomandoj të rinjve shqiptarë që kanë dy oferta në duar? Nuk besoj se duhet shumë logjikë këtu. Kjo, pasi ai që ndihet shqiptar një zgjidhje e ka, Shqipërinë dhe s’ka nevojë që të mendojë për skuadër tjetër. Megjithëse duhet thënë se edhe Federata Shqiptare e Futbollit duhet të tregohet disi më syçelë, pasi në shumë raste nuk ka treguar interes dhe ka humbur lojtarë shumë të mirë. Nëse kjo do të bëhet sa më shpejt, atëherë edhe kualiteti në radhët e Kombëtares do të rritet edhe më shumë”, deklaroi Basha.
Me afrimin e mesfushorit në radhët e përfaqësueses kuqezi, trajneri De Biasi do të ketë një armë më shumë në dispozicion për pjesën e dytë të edicionit të eliminatoreve të Botërorit 2014.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *