Home / Sport / Milan-Lacio, shqetësuese situata e Balotellit

Milan-Lacio, shqetësuese situata e Balotellit

Shqetësim në shtëpinë e Milanit, në prag të sfidës së të shtunës, kundër Lacios.

Në stërvitjen e ditës së hënë, Mario Balotelli është shfaqur në gjendje jo të mirë dhe ka punuar veçmas grupit. Përplasja me Handanovic, gjatë derbit të fundjavës, i ka shkaktuar një shembje sulmuesit, i cili ka shkuar në “Milanello” duke çaluar.

Asgjë e rëndë, por situata duhet mbajtur nën kontroll, për të shmangur ndonjë surprizë jo të këndshme. Veç Balotelli-t, stërvitje të diferencuar kanë kryer edhe Constant, Mexes, Montolivo dhe Pazzini. Ndërsa Flamini e Robinho janë rikthyer me grupin.

Një situatë më e keqe është te Lacio, e cila duhet të bëjë pa Abdoulay Konko, në 6 javët e ardhshme. Rezonanca magnetike ka konfirmuar “një dëmtim të shkallës së parë në ligamentit medial kolateral, në gjurin e djathtë”.

Konko nuk do të jetë në sfidën e së shtunës me Milanin, ashtu sikurse dhe kapiteni Stefano Mauri, që ka ndrydhur kaviljen, e Miroslav Klose, prej një dëmtimi në ligamentin kolateral të gjurit të djathtë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *