Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat e BDI-së kandidatë për komunat do të dorëhiqen

Ministrat e BDI-së kandidatë për komunat do të dorëhiqen

Tetovë, 01 Shkurt – Ministrat nga radhët e BDI që janë nominuar për të garuar për zgjedhjet lokale të marsit, do të japin dorëheqje nga postet e tyre. Kjo bëhet e ditur nga burime partiake, të cilët theksojnë se së shpejti do të ndodhë që gjatë ditëve të ardhshme të bëhen dorëheqjet e tjera.

Një hap të tillë dje ndërmori deputeti i BDI-së, Arben Labenishti, i cili është kandidati i BDI-së në garën për komunën e Strugës.

Dorëheqjet e ministrave nga radhët e BDI-së do të shkaktojnë nevojën e riformatimit të kabinetit qeveritar të kryeministrit Nikolla Gruevski. Ministrat që pritet të japin dorëheqje janë: Teuta Arifi – zëvendëskryeministre për evrointegrime, e cila është kandidatja e BDI-së në garën për komunën e Tetovës, ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta, i zgjedhur për garën për komunën e Gostivarit, etj. Ndryshime priten edhe në eshalonin e zëvendësministrave, për shkak se zëvendësministri aktual i Financave, Nedim Ramizi, do të zë vendin e deputetit, pas dorëheqjes së deputetit Labënishta.

BDI tashmë ka nisur bisedimet për zëvendësimin e ministrave në largim, ku në postin e zëvendëskryeministrit për evrointegrime përmenden Fatmir Besimi dhe Ermira Mehmeti, ndërsa në postin e ministrit të pushtetit lokal, Hazbi Lika apo edhe ndonjë kuadër partiak nga dega e BDI-së së Gostivarit.
Nga VMRO-DPMNE bëjnë të ditur se nuk priten ndryshime qeveritare, para zgjedhjeve dhe se ato sipas tyre do të ndodhin vetëm pas zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *