Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat e rinj marrin detyrën (VIDEO)

Ministrat e rinj marrin detyrën (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së mori drejtimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Talat Xhaferi sot edhe zyrtarisht mori nga kolegu i tij Fatmir Besimi dikasterin e mbrojtjes.

“Z.Talat Xhaferi mirë se ke ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Fatmir Besimi, ish Ministër i Mbrojtjes.

Armata e Republikës së Maqedonisë do të reflektojë realitetin në të cilin ndodhet shtetit, do të jetë simbol i bashkëjetesës ndëretnike, tolerancës, respektit të dallimeve dhe pajtimit mes grupeve etnike tha në ceremonin e marrjes së funksionit ministri i ri Xhaferi.

“Për mua paraqet shans të mirë që të jem Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë për të drejtuar deri në rrumbullakësim me sukses dikasterin bartës të reformimit dhe modernizimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Do të kontribojë që ARM në çdo segmet të saj të reflektojë realitetin e shtetitë tonë, të jetë simbol i bashkëjetesës ndëretnike, tolerancës, respektimit të dallimeve dhe pajtimit mes grupeve etnike”, deklaroi Talat Xhaferri – Ministër i Mbrojtjes.

“Besojë fortë që Maqedonia do të ketë suksese në integrimet euro-atlantike nëse ne të gjithë jemi të vendosur dhe bashkarisht punojmë për të ardhmen tonë të përbashkët, një Maqedoni euro-atlantike dhe të bëjmë institucionet që çdo qytetar ti ndjejë si të vetat, të bëjmë Maqedoninë vend i të barabartëve, Maqedoninë në mesin e të barabartëve, në NATO dhe BE”, tha Fatmir Besimi, ish Ministër i Mbrojtjes.

Menjëherë pas kësaj, ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi i cili do të mbahet mend me veprimin e tij të nderimit të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, morri kryesimin e postit të zëvendës kryeministrit për çështje evropiane nga Teuta Arifi e cila do të garojë për kryetare e Komunës së Tetovës.

Ndërkohë postin e Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta sot ia dorëzoi kolegut të tij Tahir Hanit. Ky i fundit tha se Bejta po instalon një proces të ri demokratik në politikë.

“Për mua është një kënaqësi e veçant që do të trashëgojë si ministër të pushtetit lokal Nevzat Bejtën me të cilin mund të them se ka një risi në politikën demokratike në Maqedoni, i cili për arsye se kandidohet për kryetar komune në Gostivar, në mënyrë që të instalojë një proces demokratik që të mos keqpërdor dhe të mos thirret në emër të pozicionit Ministër në kandidaturën e tij për kryetar komune, ai jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Pushtetit Lokal”, deklaroi Tahir Hani, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

“E njoftoha Hanin me buxhetin e ri për vitin 2013 ku janë të parapara mjete për vazhdimin e ndërtimit të sheshit Skënderbeu, mjete për zhvillimin rajonal, mjete të cilat janë të parapara për ndërtimin e sallës sportive në Zajaz dhe shtëpinë e pleqëve në Manastirë edhe mjetet tjera për aktivitetet që i duhen ministrisë”, tha Nevzat Bejta – ish Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Ndërkohë zv/ministri Xhelal Bajrami u emërua si zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve në vendin e Tahir Hanit, Ardian Xheladinin si zv/ministër i Financave dhe Zemri Qamili u emërua si zv/Ministër i Brendshëm.

TALAT XHAFERI MORI DETYRËN E RE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *