Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat Jankulloska dhe Ivanovski e promovuan sistemin për mikro mësim (VIDEO)

Ministrat Jankulloska dhe Ivanovski e promovuan sistemin për mikro mësim (VIDEO)

20 shkurt – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski dhe ajo e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska sot e promovuan sistemin për mikro mësim, si vegël avancuese për rritje të shkallës së njohjes së dispozitave nga ana e të punësuarve në administratën publike.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski dhe ajo e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska sot e promovuan sistemin për mikro mësim, si vegël avancuese për rritje të shkallës së njohjes së dispozitave nga ana e të punësuarve në administratën publike.Posaçërisht e rëndësishme për MPB-në, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme, është që ky sistem është shumë i thjeshtë për menaxhim dhe përdorim. Kjo do të thotë se ky sistem mund ta përdor gjithkush që disponon me kompjuter personal ose me “telefon të mençur celular”.”Sistemi përbëhet nga një sërë pyetje të cilat nëpunësi u përgjigjet dhe me vetë këtë mund ta kontrollojë edhe shkallën e diturisë së tij.

Njëkohësisht, eprori i tij mund të ketë kontroll në atë se sa interes ka tek çdo nëpunës individualisht të mësojë dhe të sendërtohet, por edhe me çfarë suksesi i përgjigjet pyetjeve”, shpjegoi Jankulloska.Vetë sistemi, madje, kur bëhet fjalë për MPB-në, sferat në të cilat do të trajnohen të punësuarit, do t’i përshtaten punës së MPB-së, por mund të jenë nga çdo sferë.Ky sistem për mikro mësim, potencoi ministri Ivanovski, vendoset në Republikën e Maqedonisë sipas shembullit të Austrisë, ndërsa është shteti i parë nga rajoni që do ta shfrytëzojë gjegjësisht në mënyrë aktive e zbaton.

Deri më tani, informoi ai, janë përpunuar 13 kurse të këtij sistemi, janë bërë 27 mësime, 192 persona nga administrata shtetërore veçmë kanë kaluar në trajnim, ndërsa mbi 6.600 vizita janë regjistruar në këtë sistem në periudhën prej tre muajsh. Sipas anketës së bërë, madje 80 për qind kanë shprehur kënaqësi dhe janë prononcuar se dakordohen që edhe mëtej në mënyrë aktive ta shfrytëzojnë sistemin për të cilin konsiderojnë se nuk ka nevojë për ndryshim të sendërtimit të tij.”Sistemi shfrytëzohet edhe në ‘telefonat e mençur’ ku mund të jepet përgjigje, ndërsa vetë sistemi e tregon përgjigjen e saktë, me ç’rast ka mundësi të jepet edhe shpjegim për përgjigjen e saktë. Kjo do të thotë se të punësuarit vazhdimisht edukohen në vendin e tyre të punës pa e braktisur, e që është më e rëndësishme për institucionin si MPB-ja, e cila ka një numër të madh të lokacioneve dhe është e decentralizuar, të gjithë të punësuarit në administratë në mënyrë të barabartë do të sendërtohen në dijen e tyre posaçërisht kur ka ndryshime në legjislativë”, deklaroi ministri Ivanovski.Ai paralajmëroi se pritet që deri në fund të këtij viti, si Ministri e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të realizohen mbi 3.000 trajnime të sistemit ekzistues.

MINISTRAT JANKULLOSKA DHE IVANOVSI E PROMOVUAN SISTEMIN PËR MIKRO MËSIM ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *