Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat Saraçini dhe Ristovski prezantuan Planin e veprimit për reduktimin e ekonomisë së zezë

Ministrat Saraçini dhe Ristovski prezantuan Planin e veprimit për reduktimin e ekonomisë së zezë

21 shkurt-
“Siç e dini, numri i punëtorëve të palajmëruar, për një peridhë katër vjeçare është reduktuar katërfish, dhe nëse në vitin 2009 zbuluam 3.274 punëtorë pa dokumenta, në vitin 2012 janë zbuluar 829 punëtorë pa dokumenta, dhe në këtë mënyrë kemi sjellur zgjidhje përmes të cilave punëdhënësit i detyruam që të bëjnë marrëveshje punësimi pa afat me punëtorët që i zbuluam, si dhe të njejtëve t’u paguhen nga tre paga bruto mesatare”, deklaroi Ristovski.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski sot informuan mbi masat për parandalimin e ekonomisë së zezë të ndërmarra nga ana e Qeverisë, dhe të cilat janë të përfshira në planin e veprimit për reduktimin e ekonomisë së zezë për vitin 2013, plan ky të cilit i parapriu një analizë e hollësishme rreth madhësisë, shpërndarjes dhe fushave ku ky aktivitet joligjor është i përfshirë.

Në Planin e veprimit, për dallim nga vitet e mëparshme, përcaktohen aktivitetet e institucioneve individuale, në bazë të treguesve për matjen e suksesit, afatet për zbatimin e tij, si dhe mjetet e nevojshme.

Aktivitetet kanë të bëjnë me përmirësimin e legjislacionit, ngritjes së vetëdijes për përfitimet e punës formale, inspektimet ku ka indikacione se ka ekonomi informale, botimi i listave të zeza për firmat që punojnë në mënyrë jashtëligjore, zbulimin e obliguesve tatimorë të cilët kryejnë aktivitete joligjore, shfrytëzimi i sistemit fiskal, bashkëpunimin midis inspektorëve, përforcimin e kontrollit të linjës doganore dhe një sërë masash të tjera.

“Në vitet e fundit, qeveria mori një sërë masash me të cilat arriti sukses që në një masë të konsiderueshme të redukton ekonominë e zezë në rreth 30 për qind të Bruto prodhimit vendor. Kështu, reforma e sistemit të taksave dhe sistemit të sigurimeve shoqërore të tilla si futja e taksës së sheshtë dhe reduktimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore, zbatimi i konceptit të pagës bruto, zbatimi i Gijotinës rregullatore, kanë kontribuar në demotivimin e bizneseve me evasion fiskal dhe të kontributeve, dhe në përgjithësi të punës në sferën e ekonomisë së zezë”, deklaroi ministri Saraçini.

Ai theksoi se do të ishte jofalënderuese të thotë se e kanë fituar betejën me këtë të keqe, e cila zvogëlon efektivitetin e politikës ekonomike në nivel shtetëror, por mund të lavdërohen me uljen e theksueshme të saj që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, dhe atë në masën 50 për qind në krahasin me matjen e fundit.

“Prandaj ne do të vazhdojmë me aktivitetet për reduktimin e saj, përmes Planit të veprimit për vitin 2013, përmes zbatimit të inspektimit të zgjeruar në fushat ku ajo është e pranishme’, shtoi ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski tha se lufta për të reduktuar ekonominë e zezë do të përqëndrohet ndaj punëtorëve të palajmëruar dhe bizneset e paligjshme, nëpërmjet kontrolleve të shpeshtuara të Inspektoratit shtetëror të punës, në mënyrë për të zvogëluar numrin e personave të punësuar në tregun informal në minimum.

“Siç e dini, numri i punëtorëve të palajmëruar, për një peridhë katër vjeçare është reduktuar katërfish, dhe nëse në vitin 2009 zbuluam 3.274 punëtorë pa dokumenta, në vitin 2012 janë zbuluar 829 punëtorë pa dokumenta, dhe në këtë mënyrë kemi sjellur zgjidhje përmes të cilave punëdhënësit i detyruam që të bëjnë marrëveshje punësimi pa afat me punëtorët që i zbuluam, si dhe të njejtëve t’u paguhen nga tre paga bruto mesatare”, deklaroi Ristovski.

Dy ministrat ranë dakord që në qoftë se paraqiten mundësi për futjen e aktiviteteve të reja për reduktimin e mëtejshëm të ekonomisë së zezë, të njejtat të realizohen me kënaqësi, edhe pse nuk përfshihen në Planin e ri të veprimit për reduktimin e ekonomisë së zezë, në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *