Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Besimi nesër në Bruksel në takime me Fylen, Hovitin dhe Kras-Granjen

Ministri Besimi nesër në Bruksel në takime me Fylen, Hovitin dhe Kras-Granjen

26 shkurt-Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, përveç me Fylen, në kuadër të vizitës së tij njëditore në kryeqytetin evropian, Besimi do të takohet edhe me raportuesin për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian Riçard Hovit dhe me Aleksandra Kas-Granje, e cila është udhëheqëse e B-repartit në Drejtorinë për zgjerim ku ndodhet dosja e Maqedonisë.

Ministri i ri i Eurointegrimeve Fatmir Besimi, nesër do të takohet me komisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle me qëllim që të bisedojnë për realizimin e detyre nga Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë (HLAD), përgatitjen e Komisionit Evropian për raportin pranveror për Republikën e Maqedonisë dhe për krizën aktuale politike dhe bojkotin e partisë opozitare LSDM.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, përveç me Fylen, në kuadër të vizitës së tij njëditore në kryeqytetin evropian, Besimi do të takohet edhe me raportuesin për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian Riçard Hovit dhe me Aleksandra Kas-Granje, e cila është udhëheqëse e B-repartit në Drejtorinë për zgjerim ku ndodhet dosja e Maqedonisë.

Takimi i parë i Besimit me Hovitin është gjithashtu i rëndësishëm për shkak të asaj që dje Komisioni për punë të jashtme i Europarlamentit e anuloi votimin për Rezolutën e PE-së për Maqedoninë lidhur me raportin e tetorit të Komisionit. Me Kas-Granjen, madje, Besimi pritet gjithashtu të bisedojë për hollësitë teknike nga HLAD-i dhe Raporti special për Maqedoninë që KE-ja pritet ta publikojë më 27 prill.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *