Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bexheti në debat publik ‘Afirmimi i profesionit përmbarues’

Ministri Bexheti në debat publik ‘Afirmimi i profesionit përmbarues’

28 shkurt-“Përmbarimi i vendimeve fuqiplotë të gjykatave nga viti në vit ka përqindje gjithnjë e më të madhe gjithkund në Maqedoni, por qëllimi i ynë është që kjo edhe më shumë përmirësohet që shumë institucione, persona juridikë dhe fizikë më lehtë të vijnë deri te drejtat e tyre”, tha Bexheti.

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti sot mori pjesë në debatin publik me temë “Afirmimi i profesionit përmbarues”, që u mbajt në amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Sipas ministri Bexheti, qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të përmirësohet sistemi për kryerjen e vendimeve gjyqësore dhe të afirmohet profesioni përmbarues, që u potencua edhe nga Komisioni evropian në raportet e fundit për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues.

“Përmbarimi i vendimeve fuqiplotë të gjykatave nga viti në vit ka përqindje gjithnjë e më të madhe gjithkund në Maqedoni, por qëllimi i ynë është që kjo edhe më shumë përmirësohet që shumë institucione, persona juridikë dhe fizikë më lehtë të vijnë deri te drejtat e tyre”, tha Bexheti.

Zbatimi i Ligjit për përmbarim në Maqedoni ka filluar në vitin 2006, ndërsa për përmirësimin e funksionimit të përmbarimit deri tani janë bërë tetë ndryshime nëligjin.

Në Odën e përmbaruesve të Maqedonisë anëtarësojnë rreth 100 përmbarues, ndërsa në rajonin e Gjykatës themelore Tetovë ka pesë përmbarues.

“Vlerësoj se me vendosjen e përmbaruesve shumë më efikas se gjykatat zgjidhen lëndë përmbaruese”, tha mes tjerash përmbaruesi nga Tetova, Xhemajli Arifi.

Fushata për afirmim përfshin promovim të detyrës përmbarues në të gjitha fakultetet juridike të universiteteve në Maqedoni, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë presin të vijë deri te rritja e numrit të kandidatëve për dhënien e provimit për përmbarues

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *