Home / Sport / Miqësore në Ohër, Renova-Napredoku 3:0

Miqësore në Ohër, Renova-Napredoku 3:0

Napredoku nuk kishte lojë që të mund të ndalonte hovin e skuadrës nga Xhepçishti dhe kjo u dëshmua në 45 minutat e para, ku u shënuan të tre golat. Në pjesën e dytë, gjërat nuk u ndryshuan sa i përket rezultatit, pasi që Renova ndryshoi në tërësi ekipin, duke u dhënë mundësi që të gjithë futbollistët të shijojnë këtë përballje miqësore.

Në miqësoren e dytë të zhvilluar në Ohër, skuadra e Renovës arriti që të shënojë fitore kundër skuadrës së Napredokut me rezultat 3-0. ‘Vendasit’ ishin më konkret në pjesën e parë dhe përmes Argjend Gafurit, Sashko Pandevit dhe Mende Stepanovit arritën deri te epërsia 3 golëshëse. Skuadra e Renovës dominoi plotësisht në terren duke mos lejuar që Napredoku të jetë kundërshtarë i denjë në këtë përballje. Funksionuan të gjitha linjat e rreshtuara nga trajneri Qatip Osmani dhe në 45 minutat e para skuadra nga Xhepçishti ishte skuadra që diktonte tempo në terrenin e gjelbër. Napredoku nuk kishte lojë që të mund të ndalonte hovin e skuadrës nga Xhepçishti dhe kjo u dëshmua në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, gjërat nuk u ndryshuan sa i përket rezultatit, pasi që Renova ndryshoi në tërësi ekipin, duke u dhënë mundësi që të gjithë futbollistët të shijojnë këtë përballje miqësore. Andaj trajneri Osmani kishte mundësi që pas barazimit në Borçën e Serbisë, të sheh komplet përgatitjen fizike të të gjithë futbollistëve. Efikasiteti i lartë dhe loja e treguar sigurisht se do të jetë një stimul për të gjithë futbollistët, posaçërisht për stafin teknik. Renova në ditët në vijim do të kërkojë që të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore në Ohër, mirëpo kjo do të jetë më vështirë pasi në bazën e stërvitjeve nuk ka asnjë ekip tjetër veçse skuadrës nga Xhepçishti. Më 21 shkurt ekspedita e Renovës rikthehet në Tetovë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *