Home / Lajme / Maqedoni / Mirel: Duhet konsensus i gjerë politik për integrimin

Mirel: Duhet konsensus i gjerë politik për integrimin

27 shkurt-Mirel është ndalur edhe në aspektin ekonomik dhe granteve që ka dhënë Bashkimi Europian për Shqipërinë duke theksuar se ka disa vështirësi me zbatimin e disa projekteve, për të cilat BE ka investuar shuma parash, e në këtë rast ai ka tërhequr vëmendjen se disa bashki nuk po bëjnë sa duhet për to.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian Pierre Mirel ka kërkuar konsensus të gjerë politik, miratim të legjislacionit të nevojshëm, zbatimin e reformave sipas kritereve të integrimit dhe zgjidhjen e një sërë çeshtjeve të tjera që do të bëjnë të mundur integrimin e Shqipërisë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e integrimit Majlinda Bregu, Mirel se këto janë disa nga elementët e rëndësishëm që kërkon procesi i integrimit e për të cilat Shqipëria duhet të përmbushë.

Sipas Mirel, konsensusi për integrimin duhet të përkthehet në legjislacionin e BE në mënyrë që vendi të ecë përpara.

“Ka 4 elementë të rëndësishëm për integrimin. Konsensusi i gjerë në vend, që është i domosdoshëm, që do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë në gjendje të tejkalojnë vështirësitë që mendojnë se kanë për të miratuar legjislacionin e nevojshëm për të ecur para. Të merren përsipër reformat e guximshme sipas kritereve të aderimit, ne i kemi paraqitur këto në dokumentin strategjik se ka dy grupe çështjesh që krijojnë vështirësisë për aderimin, kriteret politike, liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe çështjet dypalëshe” tha Mirel.

Mirel është ndalur edhe në aspektin ekonomik dhe granteve që ka dhënë Bashkimi Europian për Shqipërinë duke theksuar se ka disa vështirësi me zbatimin e disa projekteve, për të cilat BE ka investuar shuma parash, e në këtë rast ai ka tërhequr vëmendjen se disa bashki nuk po bëjnë sa duhet për to.

“Kam ndjenjësinë se janë bërë jo të gjitha përpjekjet e mundshme sidomos nga bashkitë jo vetëm nga ministritë. Në disa bashki kemi investuar rreth 50 milionë euro dhe ato nuk kanë bërë aq sa duhet” shtoi Mirel.

Nga ana e saj Ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian ndërsa ka akuzuar sërish opozitën për bllokimin e procesit.

Sipas saj axhenda e BE është mbarëkombëtare dhe mbi të nuk duhet të mbivendosen interesa cinike, në interes të vendit dhe shqiptarëve, dhe jo të partive apo personave të veçantë.

“Që prej fillimit të mandatit në 2005 dhe pas MSA në 2006, BE dhe KE ka gjetur te qeveria shqiptare një partner të besueshëm. Nga viti 2007 deri më sot BE ka asistuar me 600 milionë euro, të investuara në infrastrukturë, drejtësi, zhvillimin rural, kulturor etj. Nëse ne sot do kishim statusin e vendit kandidat, do kishim mundësi të përfitonim më tepër fonde IBA-S se në stadin aktual. Ajo që i ka munguar sot vendit nuk është vullneti i kësaj qeverie por i opozitës për të vendosur axhendën kombëtare të parën” tha Bregu.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *