Home / Sport / Morati: Derbi i rëndësishëm, por Stramaçioni nuk preket

Morati: Derbi i rëndësishëm, por Stramaçioni nuk preket

“Stramaçioni nuk ka qenë asnjëherë në diskutim”. Ky është pohimi i presidentit të Interit, Masimo Morati, i cili ka saktësuar situatën e trajnerit të skuadrës së tij vetëm dy ditë para derbit me Milanin.

“Ndaj Kluj ishte një ndeshje interesante pasi erdhën përgjigje pozitive edhe mbi moralin e skuadrës. Ndërsa të dielën është një ndeshje e rëndësishme që sjell tension për të gjithë. Berluskoni ka thënë se do edhe titullin kampion edhe Ligën e Kampioneve? Nuk i kam dëgjuar këto fjalë të tij, por mos harroni që jemi në fushatë zgjedhore”, ishte ironia e Moratit duke thumbuar presidentin e kuqezinjve si për të ndezur disi atmosferën e derbit.

“Derbi duhet të luhet me vëmendjen maksimale, për krenarinë e kësaj fanelle, por sidomos për Ligën e Kampioneve, që është objektivi ynë”, shpjegoi ai, duke cilësuar si favoritë në këtë ndeshje rivalët kuqezinj.

“Ajo ndeshje që luajtën ndaj Barçës ishte shumë inteligjente, nuk i lanë një rast për gol kundërshtarëve. Ata janë favoritë, jo, superfavoritë. Nuk e them për të hequr syrin e keq por sepse sapo kanë mundur Barcelonën. Nuk e them me ironi, por me bindje të plotë. Milani është favorit, edhe pse pastaj derbin e fiton zakonisht ai që nuk është…”, ishte batuta e numrit 1 të zikaltërve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *