Home / Lajme / Maqedoni / MOST:THIRRJE PËR PARAQITJEN E VËZHGUESVE PËR ZGJEDHJET LOKALE (VIDEO)

MOST:THIRRJE PËR PARAQITJEN E VËZHGUESVE PËR ZGJEDHJET LOKALE (VIDEO)

22 Shkurt – MOST-i i fton qytetarët, personalisht, më së voni deri më 2 mars, të paraqiten në 18 zyret rajonale, në tërë vendin. Zyrat rajonale të MOST-it për qytetarët do të jenë të hapura nga ora 10 deri në orën 18. Të dhënat për zyrat rajonale mund të gjenden në internet faqen e MOST-it, transmeton Tv-Koha.

Në funksion të realizimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë, Asociacioni qytetar MOST shpall se tani më kanë filluar aktivitetet për vëzhgimin e procesit zgjedhor. Për vëzhgimin e Zgjedhjeve lokale 2013 dhe ditën e votimit do të angazhohen më shumë se 3500 vëzhgues, në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, transmeton Tv-Koha.

MOST-i i fton qytetarët, personalisht, më së voni deri më 2 mars, të paraqiten në 18 zyret rajonale, në tërë vendin. Zyrat rajonale të MOST-it për qytetarët do të jenë të hapura nga ora 10 deri në orën 18. Të dhënat për zyrat rajonale mund të gjenden në internet faqen e MOST-it, transmeton Tv-Koha.

Për qytetarët e paraqitur do të organizohet trajnim special dhe të njëjtit pastaj do të shperndahen në vendvotimet si vëzhgues. Për shkak të vlerësimit të tërësishëm për rrjedhën e zgjedhjeve, vëzhguesit e MOST-it do të përcjellin edhe rrjedhën e fushatës parazgjedhore, punën e organeve zgjedhore, votimin e parakohshëm, si dhe procesin e kundërshtimeve dhe ankesave.

Vëzhgues në misionin e Asociacionit qytetar MOST mund të jetë secili qytetar me të drejtë vote, i cili është i përgatitur në mënyrë jopartiake, të paanshme dhe objektive ta vëzhgojë procesin dhe të informojë për gjendjen e konstatuar, transmeton Tv-Koha.

Gjatë selekcionimit të vëzhguesve përparësi do të kenë ata të cilët në kuadër të MOST-it kanë vëzhguar zgjedhje edhe më parë.

Asociacioni qytetar MOST deri më tani ka vëzhguar nëntë procese zgjedhore në nivel kombëtar, ndërsa anëtarë të organizatës kanë qënë pjesë e një numri të madh të misioneve ndërkombëtare për vëzhgim të zgjedhjeve, transmeton Tv-Koha.

Gjatë realizimit të aktiviteteve të tij, si partner i ODIHR-së dhe si anëtar i Rrjetit Evropian të organizatave për vëzhgim të zgjedhjeve (ENEMO), MOST-i punon sipas standardeve ndërkombëtare për informim të paanshëm, objektiv dhe në kohë. Asociacioni qytetar MOST është edhe përkrahës i Deklaracionit ndërkombëtar për principe universale të vëzhgimit jopartiak të zgjedhjeve nga ana e organizatave civile, transmeton Tv-Koha.
Urim Hasipi

MOST: THIRRJE PËR PARAQITJEN E VËSHGUESVE PËR ZGJEDHJET LOKALE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *