Home / Sport / Mourinho: Më lejoni ta shpëtoj Çelsin

Mourinho: Më lejoni ta shpëtoj Çelsin

“The Special One” është në pritje të një telefonate nga miliarderi rus që ka nën pronësi klubin londinez, Roman Abramovich, i cili kërkon një trajner të ri.

Jose Mourinho është gati që të rikthehet tek skuadra e Chelsea-t  për të shpëtuar këtë të fundit nga rezultatet negative që po regjistron javët e fundit.

“The Special One” është në pritje të një telefonate nga miliarderi rus që ka nën pronësi klubin londinez, Roman Abramovich, i cili kërkon një trajner të ri.

Pas largimit të Di Matteos, vendin e ka marrë Rafa Benitez, i cili nuk po jep rezultatet e kërkuara. Ditën e shtunë, Chelsea u mposht nga Newcastle me rezultatin 3-2.

Mourinho, i cili mund të largohet nga spanja në fund të këtij sezoni, është i bombarduar me një sërë ofertash nga klubet e tjera evropiane. Por portugezi mund t’i injorojë ato për Chelsea-n.

Humbja e radhëz në La Liga me anë të një autogoli të shkaktuar nga Cristiano Ronaldo ndaj Granada-s, vetëm sa ka thelluer krizën tek tekniku portugez.

Tashmë presioni në kampin madrilen është rritur së tepërmi në prag të sfidës me Manchester United në Champions League. 

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *