Home / Sport / Mourinho, trajner i Messi-t për 90 minuta

Mourinho, trajner i Messi-t për 90 minuta

Një gjë është e sigurt: Mourinho do të stërvisë për 90 minuta Lionel Messi-n. Por, a do të shkojë tekniku portugez te Barcelona, apo argjentinasi te Reali i Madridit?

Asnjëra prej këtyre të dyjave… Diçka më e thjeshte: “Special One” është përzgjedhur të drejtojë një formacion yjesh, në të cilin sigurisht që do të jetë edhe Leo Messi, i cili do të zbresë në fushë për ndeshjen e lamtumirës së Michael Ballack.

Ky njoftim vjen nga e përditshmja spanjolle Colonia Express, sipas të cilit në këtë ndeshje në nder të ish-kapitenit të Gjermanisë, janë ftuar edhe lojtarë si Didier Drogba, Frank Lampard, Mesut Ozil, Ashley Cole dhe Bastian Schweinsteiger.

Michael Ballack shpalli largimin përfundimtar të tij nga futbolli më 2 tetor 2012, ndërkohë që nga kombëtarja është larguar prej 16 qershorit 2011. Edhe pse Federata Gjermane e Futbollit “DFB” i ofroi atij dy ndeshje miqësore për të arritur shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën kombëtare, ai refuzoi, duke akuzuar trajnerin Joachim Low, për mos respektimin e tij.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *