Home / Sport / Muhamed Ali në gjendje kritike

Muhamed Ali në gjendje kritike

Kampioni absolut botëror në boks, Muhamed Ali, numëron ditët e fundit.

Kjo është lufta vendimtare e Muhamed Ali!
Një nga boksierët më të mëdhenj që ka pas bota, Muhamed Ali, i cili ka kohë që vuan nga sëmundja e “Parkinsonit”, është në gjendje kritike, ndërsa i vëllai i tij Rahman pohon se Muhemd Ali nuk do ta prese këtë verë.
“Vëllau im nuk mundet të flasë, nuk identifikon dhe nuk i njeh njerëzit rreth vetes. Ai nuk e din as unë se kush jam. Ai është në gjendje aq të palakmueshme dhe të keqe shëndetësore, sa që nuk jam i sigurt që mund të zgjasë deri ne verë. Ndoshta i kanë mbetur edhe disa muaj, e ndoshta numëron ditët e fundit të jetës së tij”- ka thënë i vëllai Rahman dhe ka shtuar:
”Para disa kohësh, derisa ishte i vetëdijshëm dhe derisa ishte në gjendje të komunikojë, ma shtrëngoi dorën dhe më tha: “Rah, kam arritur të gjitha ato që kam ëndërruar dhe dëshiruar ndonjëherë që ti arrijë. Mos qaj për mua. Nuk kam dhimbje”. Është e rëndë të thuhet një gjë e tillë, por mendoj se më së miri është që ai të “shkojë”, sepse a më gjatë të rroje, do të zgjaten edhe vuajtjet e tija”, ka përfunduar Rahman.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *