Home / Sport / Mundja largohet nga Lojërat Olimpike

Mundja largohet nga Lojërat Olimpike

Mundja nuk do të bëjë më pjesë në programin e Lojërave Olimpike duke filluar nga viti 2020.

Ky është vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), që e ka hequr atë zyrtarisht nga lista e 25 sporteve të parashikuara për atë edicion. Vendimi ka ngjallur shumë polemika, edhe për faktin se mundja është një nga sportet fillestarë të Lojërave Olimpike, e krijuar që në vitin 708 para erës sonë, duke debutuar në atë që asokohe u quajt edicioni i 18-të i Lojërave Olimpike.
Stili greko-romak u bë pjesë e Olimpiadave moderne që në edicionin e parë, në vitin 1986, ndërsa stili i lirë hyri në edicionin e vitit 1904.
Por kjo nuk ka ndalur CIO-n që të vendosë largimin e këtij sporti, duke bërë që të lindin dyshime të mëdha për rastin e radhës të korrupsionit në këtë organizëm ndërkombëtar. Shkaku i largimit të mundjes është se në program është përfshirë golfi, një sport jo edhe aq klasik dhe i përhapur, që frekuentohet vetëm nga shtresat e pasura. Për këtë arsye, kanë filluar aludimet se ka pasur një qarkullim më madh parash për të larguar mundjen, për t’i bërë vend një sporti që ka një mbështetje të fuqishme nga bizneset, edhe pse suksesi në Olimpiadë për një golfist profesionist nuk do të ishte po aq domethënës sa për një mundës, për të cilin një eveniment i tillë është maja e karrierës, ndërsa golfistët luajnë me dhjetëra turne në vit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *