Home / Sport / NBA: Lakers përmbysin Netsat

NBA: Lakers përmbysin Netsat

Los Angeles Lakers i kanë bërë ballë mungesës së Dwight Howard dhe Metta World Peace për të shënuar fitore 92-83 në udhëtim te Brooklyn Nets.

Howard mungoi për të dytën ndeshje radhazi, por Lakers i mbijetuan betejës së vështirë për të shënuar fitoren e tretë radhazi dhe të gjashtën në shtatë ndeshjet e fundit.

Pavarësisht tërheqjes në pjesën e fundit të takimit, Kobe Bryant shënoi 21 pikë dhe Steve Nash 17 të tjera dhe tetë asistime, për të ndihmuar Los Angeles (23 fitore dhe 26 disfata këtë sezon) të triumfojnë në pjesën e fundit të takimit.

Nets udhëhiqnin 83-82 me dy minuta të mbetura, por Lakers shënuan 10 pikët e fundit, për të vulosur fitoren.

Brook Lopez shënoi 30 pikë dhe 11 kërcime për Nets (28 fitore dhe 20 disfata), të cilët shijuan fitoren e 10të radhazi ndaj Lakers.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *