Home / Lajme / Maqedoni / Ndalesë për kamionë në aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Ndalesë për kamionë në aksin rrugor Mavrovë-Dibër

19 shkurt-Sipas informacioneve nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë dhe ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, reshje të borës ka edhe në Kodrën e Diellit, Strazhë, Pletvar dhe Smojmirovë, por tani për tani ato nuk paraqesin pengesë në zhvillimin e qarkullimit.

Për shkak të reshjeve intensive të borës pasdite në orën 13 e 30 minuta është vendosur ndalesë për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Në akset tjera rrugore magjistrale dhe rajonale qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, në vende-vende rrugë të lagështa.

Sipas informacioneve nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë dhe ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, reshje të borës ka edhe në Kodrën e Diellit, Strazhë, Pletvar dhe Smojmirovë, por tani për tani ato nuk paraqesin pengesë në zhvillimin e qarkullimit.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informon se deri më tani më së shumti borë ka rënë në Hanet e Mavrovës (69 centimetra, Lazaropolë (27 centimetra) dhe në Krushevë (20 centimetra).

Prej nesër pritet stabilizim i motit. Do të jetë me diell me vranësira lokale dhe temperaturë të mëngjesit prej -5 deri në 0 gradë. Temperatura e ditës do të lëviz prej 4 deri 10 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri -3 dhe ajo e ditës rreth 8 gradë Celsius.

Prej ditës së enjte për shkak të serisë së valëve të lagështa do të ketë reshje të kohëpaskohshme, por temperaturat do të jenë në rritje

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *