Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohet kosovari me mallra të kontrabanduara

Ndalohet kosovari me mallra të kontrabanduara

Policia e Maqedonisë ka ndaluar një shtetas të Kosovës, tek i cili u gjetën 5 mijë copë të konservave pashtetë, që ilegalisht kishte tentuar ti kontrabandonte në Kosovë.

Ndalimi i tij u bë në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë rreth orës 17.00, ku gjatë kontrollit të makinës të tipit “Vento” janë gjetur pashtetat.

Policia theksoi se me këtë rast menjëherë është ndaluar drejtuesi i makinës, 35 vjeçari S.C, shtetas i Kosovës. Ndaj tij janë ngritur masa penale lidhur me tentativën për kontrabandimin e këtij malli.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *