Home / Lajme / Maqedoni / Ndërkombëtarët në orët e fundit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Ndërkombëtarët në orët e fundit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare po bëjnë përpjekjet e fundit për të arritur marrëveshjen midis pozitës dhe opozitës maqedonase për tejkalimin e krizës politike.

Misioni i pajtimit i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe emisarët e saj deri tani nuk ka rezultuar pozitiv, pasi që janë në pikëpyetje orët e fundit të arritjes së marrëveshjes midis pozitës dhe opozitës maqedonase, për pjesëmarrje në zgjedhje të kësaj fundit.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Stefano Sanino si dhe eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit janë dëshpëruar nga qëndrimet e përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës, lidhur me krizën politike në Maqedoni.

Mirëpo, siç mëson agjencia e lajmeve INA, ata nuk kanë hequr dorë nga qëllimi për të rinegociuar një rrugëdalje nga kriza politike që po rrezikon procesin eurointegrues të vendit.

Burime diplomatike në Shkup i thanë agjencisë së lajmeve INA se, përfaqësuesit e tyre do të vazhdojnë me përpjekjet për ta normalizuar skenën politike në Maqedoni. Ndërkohë, opozita maqedonase është shprehur e qartë se nuk merrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit. Nesër është afati i fundit që partitë duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet dhe se nga fundi i këtij muaji nis fushata zgjedhore.

Nga ana tjetër, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka bërë të qartë se nuk do të bëj kompromis për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Orët e fundit janë vendimtare për skenën politike në Maqedoni dhe misionin e bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *