Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë tribunë për procesin eurointegrues të Maqedonisë

Në Tetovë tribunë për procesin eurointegrues të Maqedonisë

“Pjesëmarrja jonë në suaza të misioneve paqëruajtëse ndërkombëtare nën udheheqje e NATO-s vazhdon dhe vlerësoj se nga kjo dobi kemi edhe ne si shtet, por edhe kjo organizatë e rëndësishme politiko-ushtarake”, tha Nikollovski.

Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramariq mori pjesë në tribunëne sontme “Fushatë përfaqësuese për lobim për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”,në organizim të Shoqatës Maqedoni-Kroaci nga Tetova, që mbahet në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Tetovës.

Ky projekt është mbështetur edhe nga Sekretariati i përgjithshëm pranë Qeverisë së Maqedonisë.

“Kroacia e mbështet Maqedoninë në përpjekjet e saj për hyrje në BE dhe ne dëshirojmë t’i përcjellim përvojat nga negocimi ynë dhe rrugën veçmë të kaluar për anëtarësim në këtë organizatë”, deklaroi Kramariq.

Për pjesëmarrjen e ushtarëve të Maqedonisë në suaza të misioneve ndërkombëtare foli komandanti i garnizonit të ARM-së në Tetovë, major Blazhe Nikollovski.

“Pjesëmarrja jonë në suaza të misioneve paqëruajtëse ndërkombëtare nën udheheqje e NATO-s vazhdon dhe vlerësoj se nga kjo dobi kemi edhe ne si shtet, por edhe kjo organizatë e rëndësishme politiko-ushtarake”, tha Nikollovski.

Në tribunë mori pjesë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *