Home / Sport / Neimar mahnitet nga njohuritë e Skolarit

Neimar mahnitet nga njohuritë e Skolarit

Sulmuesi brazilian Neimar, ka lavdëruar publikisht trajnerin e ri të kombëtares, Luiz Felipe Skolari dhe impaktin që ka pasur ai në skuadër, ndonëse ka pak kohë që ka marrë drejtimin saj. Skolari, trajneri që i dha Brazilit Kupën e Botës për të pestën herë në vitin 2002, mori drejtimin e ekipit kombëtar vetëm në nëntor, pasi u vendos shkarkimi i Mano Menezes.

“Mendoj se Skolari e di se në cilin pozicion mund të kontribuojë më shumë çdo lojtar dhe ne do ta bëjmë me qejf çfarëdo që të na kërkojë për të ndihmuar skuadrën. Ai është si një baba i madh për ne, është e lehtë të punosh me të. Ai trajton çdo lojtar me të njëjtin lloj respekti”, deklaroi Neimar që në ditën e parë të punës me teknikun brazilian para ndeshjes miqësore në “Uembli” përballë Anglisë.
“Unë kam pasur mundësinë të luaj kundër ekipit të tij më parë (Palmeiras), ndërsa kjo do të jetë hera e parë që luaj nën drejtimin tij, një nder jashtëzakonisht i madh për mua”, tha Neimar, i cili ka shënuar 5 gola në po aq ndeshje të luajtura në këtë vit në kampionatin Paulista në Brazil.
Lojtari ka preferuar të mos komentojë zërat për transferimin e mundshëm në Evropë, duke bërë të qartë se objektivi i tij në këtë takim nuk ishte të provonte se si mund të luajë ndaj evropianëve, por si të ndihmojë skuadrën.
“Shpresoj të zhvilloj një ndeshje të madhe dhe të ndihmoj skuadrën time të fitojë. Një ndeshje mes Anglisë dhe Brazilit do të jetë gjithmonë një ndeshje e madhe. Mendoj se të dy ekipet do të kërkojnë të fitojnë. Për ata që duan futbollin, kjo do të jetë një ndeshje e madhe, edhe pse është thjesht një miqësore”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *