Home / Lajme / Maqedoni / Nesër protesta para ambasadës serbe në Shkup

Nesër protesta para ambasadës serbe në Shkup

Shkup, 07 Shkurt – Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Unioni i Studentëve të USHT-së nesër do të protestojnë para ambasadës së Serbisë në Shkup.

Protesta organizohet dhe përkrahet nga Unioni i Studentëve të USHT-së, Organizta e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Shoqata e të Burgosurve Politik Shqiptar në Maqedoni.

Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve dhe Përndjekurve politik shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani deklaroi se qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i politikës diskriminuese që shteti serb ka ndaj shqiptarëve, konkretisht ndaj atyre në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ndërkaq, kreu i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu ka deklaruar se qeveria e Serbisë po terrorizon shqiptarët në Luginë të Preshëves.

“Ne shqiptarët vendorë në IRJM, të indinjuar nga veprimet anti-UÇK-së dhe antishqiptare të institucioneve shtetërore e qeveritare të Serbisë, në Preshevë, duke hequr Emblemën e UÇPMB-së dhe duke tmerruar popullatën shqiptare atje, të organizuar dalim në mbrojtje të vlerave të UÇPMB-së dhe të popullatës së pambrojtur në viset stërgjyshore shqiptare”, ka deklaruar kreu i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu.

Protesta vjen në shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës si dhe pas arrestimeve të fundit të shqiptarëve dhe situatës së tensionuar të krijuar atje.

Afro 150 pjesëtarë të xhandarmërisë së Serbisë ditë më parë, herët në mëngjes e kanë larguar përmendoren e luftëtarëve të rënë të UÇPBM-së, para Kuvendit të Komunës në Preshevë.

BDK mbështet protestën

BDK mbështet protestën para Ambasadës serbe në Shkup, që organizohet në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe emblemit të UÇPMB-së, që është paralajmëruar të mbahet nesër në ora 14.00.
“Akti i heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës, nga xhandarmëria serbe, ishte një provokim i rëndë për të gjithë shqiptarët, ashtu si edhe provokimet dhe maltretimet e shumta që vazhdimisht u janë bërë shqiptarëve të atjeshëm. Prandaj me këtë protestë, pas atyre në Prishtinë , Tiranë dhe diasporë, ne shqiptarët e Shkupit dhe Maqedonisë, do të dëshmonim se jemi zëri unik gjithëkombëtarë, që thërret deri te bota demokratike, për ndaljen e politikës antishqiptare serbe, që po vazhdon ndër shekuj, e që ka për synim spastrimin etnik të trojeve shqiptare”,thekson kjo parti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *