Home / Lajme / Maqedoni / Nevojiten muratorë, punëtorë për fasada, elektricistë të trajnuar për efikasitet energjetik (VIDEO)

Nevojiten muratorë, punëtorë për fasada, elektricistë të trajnuar për efikasitet energjetik (VIDEO)

26 shkurt-Për tu realizuar e gjithë kjo, siç u tha në takimin e sotëm në odën ekonomike, është e nevojshme që në sektorin ndërtimor të ketë 9.800 deri në 14.000 punëtorë të rinj, 1.500 deri në 1.800 në vjet, ose të aftësuar nga ata të përhershëm për vendosje të masave të efikasitetit energjetik.

Nëse Maqedonia dëshiron t’i ndjekë rekomandimet e BE-së për efikasitet energjetik dhe shfrytëzim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, është e nevojshme që në vit të rinovojë 1.157 milionë metra katrorë fond banesorë prej të cilave 838.000 metra privat dhe 328.000 publik.

Për tu realizuar e gjithë kjo, siç u tha në takimin e sotëm në odën ekonomike, është e nevojshme që në sektorin ndërtimor të ketë 9.800 deri në 14.000 punëtorë të rinj, 1.500 deri në 1.800 në vjet, ose të aftësuar nga ata të përhershëm për vendosje të masave të efikasitetit energjetik.

Bëhet fjalë para së gjithash për punë nga sfera e ndërtimit të objekteve, muratorë, punëtorë të fasadave, të instalimeve, si dhe për profesione të lidhura me infrastrukturën për energji, elektricistë, izolatorë.

Sipas llogaritjeve të para, për trajnim të çdo punëtori, në varësi nga niveli i kualifikimeve, janë të nevojshme 100 deri në 300 euro ose 4,5 milionë euro për rreth 1.500 persona.

Në vend ende nuk ekziston sistem për certifikim, por trajnime mund të realizohen.

Nga ky vit është paraparë edhe ndarja e të ashtuquajturave pasaporta energjetikë për objektet të cilat do t’i japin kontrollor energjetikë, puna e të cilëve do të jetë e rregulluar me rregullore që së shpejti duhet të sillen.

“Primare në pjesën e kontrollorëve energjetikë do të jenë institucionet publike, ndërsa me fazën e ardhshme do t’i kaplojë edhe të gjitha objektet private. Pasaportat nuk do ta rrisin çmimin e banesave, shtëpive, ndërtesave, do të jenë vetëm një risi e cila do të thotë një konfirmim për kualitetin. Saktë do të dihet se çfarë eko materiale dhe nëse ato do të ndërtohen, A+, A++, …”, theksoi Lazar Geçevski, drejtor i Agjencisë për energjetikë në RM.

Në pajtim me direktivën e re të BE-së, nga 1 janari i vitit 2014 secili shtet, duke e përfshirë edhe shtetin tonë, duhet të zbatojë të paktën tre për qind efikasitet energjetik në nivel vjetor, ndërsa deri në vitin 2018 duhet të ketë të implamentuar deri në 9 për qind.

NEVOJITEN KUADËR ADEKUAT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *