Home / Sport / Newcastle ‘therr’ Chelsean

Newcastle ‘therr’ Chelsean

Newcastle ka shfaqur paraqitje fantastike para tifozëve të vet në St. James Park duke e mposhtur me rezultat 3-2 kampioinin e Evropës, Chelsea.

Pjesa e parë u dominua totalisht nga vendasit, të cilët u dhanë leksion Bluve.

Pas një asistimi nga Davide Santon, ishte Jonas Gutierrez ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e vendasve pas pjesës së parë (41’). Një minut më vonë u largua nga loja Demba Ba, i cili u lëndua për t’u zëvëndësuar nga Fernando Torres.

Në pjesën e dytë Torres i dha funksionalitet sulmit mysafir. Por, golin e barazimit e shënoi legjenda në largim e klubit londinez, Frank Lampard (55’).

Vetëm gjashtë minuta më vonë Fernando Torres ndihmoi Juan Matan të shënonte për epërsinë e Chelseat dhe përmbysjen e rezultatit (61’).

Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan. Moussa Sissoko u përkujdes që Newcastle të shënonte për 2-2 dhe që së paku të nxjerrë një pikë nga ky takim (68’).

Por, kur të gjithë menduan se Chelsea po e kërkon golin e fitores dhe ndeshja do të përfundonte me barazim, ishte sërish Moussa Sissoko, i cili shënoi për 3-2 dhe gëzimin e madh të tifozëve në St. James Park. Davide Santon ishte i shkëlqyer, duke bërë asistimin e dytë të tij në këtë takim.

Me këtë humbje Chelsea ka 46 pikë dhe nëse vazhdon me këto humbje seriozisht e rrezikon vendin e tretë dhe të katërt që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *