Home / Sport / Nexhat Shabani rrikthehet te Shkëndija

Nexhat Shabani rrikthehet te Shkëndija

Ky është rezultati i bisedimeve të fundit të kryesisë së re të Shkëndijës me trajnerin shkupjan, i cili faktikisht rrikthehet në pankinën ‘kuqezi’, ku punoi edhe sezonin e kaluar.

Ndihmës-trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Nexhat Shabani, është trajner i ri i Shkëndijës së Tetovës, ku vjen si zëvendësues i Artim Shaqirin e shkarkuar dy ditë më parë. Ky është rezultati i bisedimeve të fundit të kryesisë së re të Shkëndijës me trajnerin shkupjan, i cili faktikisht rrikthehet në pankinën ‘kuqezi’, ku punoi edhe sezonin e kaluar. Lajmin për arritjen e marrëveshjes për TV Alsat-M e konfirmon edhe vetë Nexhat Shabani, i cili shton se ka pranuar të rrikthehet te Shkëndija, pasi që e ndjen obligim moral për tu ndihmuar tetovarëve në këtë moment të ndryshimeve. Lëvizjet te Shkëndija e Tetovës erdhën pasi javën e kaluar organet kompetente i dhanë legjitimitet presidencës së Idriz Ibishit, ndërsa ky i fundit ndryshimin e parë e bëri me shkarkimin e trajnerit Shaqiri. Pritet që promovimi i Nexhat Shabanit, të bëhet ditën e martë.

Alsat-M

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *