Home / Sport / Nexhipi debutoi me barazim në derbin rumun

Nexhipi debutoi me barazim në derbin rumun

Skuadra e mesfushorit shqiptar mori një barazim 0-0 në fushën e vet, ndërkohë që Nexhipi hyri në lojë në minutën e 71-të të takimit.

Nderim Nexhipi luajti për herë të parë në këtë sezon, të hënën në mbrëmje, me Vasluin e tij, në derbin e javës së parë të kampionatit të Rumanisë kundër CFR Cluj.

Ndeshja i ka takuar javës së 20-të që me një fjalë ka shënuar edhe fillimin e sezonit pranveror të futbollit në këtë vend.

Skuadra e mesfushorit shqiptar mori një barazim 0-0 në fushën e vet, ndërkohë që Nexhipi hyri në lojë në minutën e 71-të të takimit.

Edhe pse luajti vetëm 20 minuta, Nexhipi është përshtatur mjaftë mirë në mjedisin e ri, duke qenë se i është bashkuar me skuadrën vetëm pak kohë më parë nga Shkëndija e Tetovës.

Pas javës së 20-të, Vaslui gjendet në vendin e katër me 36 pikë, 14 më pak se lideri, Steaua.

Mesfushori shkupjan në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit nënshkroi për rumunët e Vasluit për një kontratë prej dy vite e gjysmë.

Nexhipi në një ndeshje miqësore të zhvilluar gjatë fazës përgatitore kishte shënuar super gol nga mesi i fushës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *