Home / Sport / Nexhipi përshëndet tetovarët

Nexhipi përshëndet tetovarët

“Me Shkëndijën do më lidhin vetëm kujtime të bukura. Ishte një ekip fantastik dhe vetëm më vjen keq që disa gjëra që s’kanë të bëjnë me futbollin, menguan progresin e skuadrës, që sipas mua ishte më e mira në Maqedoni dhe kishte kapacitet për të fituar edhe kampionatin edhe Kupën. Dua që me këtë rast të falemenderoj publikun tetovar për mbështetjen e vazhdueshme që më dhanë mua dhe skuadrës. Ku ta dij se cka sjell e ardhmja? Ndoshta ndonjëherë do të bashkohemi përsëri?! ”, është shprehur Nderim Nexhipi.

Mesfushori shkupjan Nderim Nexhipi përfundimisht nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në gjysmëstinorin pranveror. Ai ka firmosur kontratë për 2 vite e gjysmë me ekipin rumun Vaslui, për të cilët madje edhe ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese, në të cilën shënoi gol spektakular nga mesi i terenit në fitoren 3:0 kundër Shangajit. Ai beson në suksese të reja me ekipin e Vasluit, ndërsa nuk haron të përshëndet Shkëndijën dhe tifozët tetovarë, tek të cilët luajti në sezonin vjeshtor. “Me Shkëndijën do më lidhin vetëm kujtime të bukura. Ishte një ekip fantastik dhe vetëm më vjen keq që disa gjëra që s’kanë të bëjnë me futbollin, menguan progresin e skuadrës, që sipas mua ishte më e mira në Maqedoni dhe kishte kapacitet për të fituar edhe kampionatin edhe Kupën. Mua më vjen keq që më mbetën në gjysëm disa plane që kisha me Shkëndijën, por futbolli ndonjëherë sjell befasi dhe gjëra të cilat nuk mund t’i ndryshojmë vetë. Gjithsesi, mbetem krenar për periudhën që kalova te Shkëndija, atje kam lënë shumë miq, të cilëve u dëshiroj gjithë të mirat në të ardhmen. Dua që me këtë rast të falemenderoj publikun tetovar për mbështetjen e vazhdueshme që më dhanë mua dhe skuadrës. Ku ta dij se cka sjell e ardhmja? Ndoshta ndonjëherë do të bashkohemi përsëri?! Uroj që Shkëndija të tejkalojë problemet me sponsorët dhe në pranverë minimum të fitojë Kupën. Unë do jem tifoz i zjartë i cdo suksesi të Shkëndijës”, është shprehur Nderim Nexhipi. Ai pas aventurës në Gjermani me Hertën dhe Uolfsburgun, asaj në Belgjikë me Liersen dhe Azerbejxhanit me Karabahun, tani do të provojë aventurë të re në Rumani, me skuadrën e Vasluit, derisa në Maqedoni përveç Shkëndijës ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Vardarin dhe Slloga Jugomagnatin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *