Home / Sport / Nigeria fiton Kupën e Afrikës

Nigeria fiton Kupën e Afrikës

Nigeria ka fituar për herë të tretë në historinë e saj Kupën e Kombeve të Afrikës, duke mundur në finale me rezultatin 1-0 ekipin e Burkina Fasos, surpriza e vërtetë e këtij edicioni.

Në një ndeshje jo shumë spektakolare mes dy skuadrave që kanë menduar më shumë të mos pësonin se sa të shënonin, diferencën e ka bërë goli i shënuar nga Sandei Mba në minutën e 40-të të kësaj ndeshje.
Pavarësisht insistimit më të madh të Burkina Fasos në pjesën e dytë, Nigeria ka larguar çdo rrezik të mundshëm në katërkëndorin e saj dhe ka arritur të marrë këtë fitore të turneut, 19 vite pas herës së fundit kur ishte ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, me atë ekip që më pas bëri bujë edhe në Botërorin e vitit 1994.
Nigerianët, përveç të tjerave, kanë fituar edhe një premio mjaft të veçantë, pasi prostitutat e këtij vendi i kanë premtuar lojtarëve një javë seks falas nëse fitonin trofeun.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *