Home / Lajme / Rajon / Nikolic: Jahjagës do t’ia them disa gjëra që nuk do t’i pëlqejnë

Nikolic: Jahjagës do t’ia them disa gjëra që nuk do t’i pëlqejnë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka thënë se presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës do t’ia thotë disa gjëra që asaj mbase nuk do t’i pëlqejnë, e që mes tjerash kanë të bëjnë me kërkimin e autonomisë për veriun e Kosovës.

“Kjo është një mundësi që zonja Jahjaga të dëgjojë atë që nuk dëshiron ta dëgjojë, dhe këtë direkt, jo nëpërmjet medias. Do t’i them se Serbia e ka rezolutën e vet, që e ka bërë platformën, përtej së cilës nuk del askush. Serbia për herë të parë e thotë çka mund të lejojë, e ne kemi lejuar që të ekzistojë një territor mbi të cilin nuk kemi pushtet të plotë, kemi lejuar që ky territor të ketë Kushtetutë, gjykata, ligje, president, parlament e qeveri”, ka thënë Nikolic, citon Koha.net.

“Prandaj, ne kërkojmë për komunitetin tonë në këtë territor të drejta të veçanta, që janë autonomi ndaj Prishtinës. Kjo është ajo çka Serbia mundet, çka Serbia dëshiron”, ka thënë Nikolic në Stamboll, prej nga shkon në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *