Home / Lajme / Rajon / Nikolici, për shkak të Jahjagës nuk shkoi në Munih

Nikolici, për shkak të Jahjagës nuk shkoi në Munih

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, ka refuzuar të marrë pjesë në konferencë ndërkombëtare për sigurinë në Munih, mu për shkak të pjesëmarrjes të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas burimeve të ditores serbe Blic, Nikolic nuk do që kontakti i parë me kolegen kosovare të jetë në një mbledhje informale.

“Nikolici insiston që takimi i tyre i parë i tyre të jetë zyrtare”, shton burimi.

Bisedimet Jahjaga-Nikolic janë caktuar për 6 shkurt në Bruksel, nën patronazhin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton. Në atë takim do të duhej të flitej për perspektivat për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Konferenca mbi Sigurinë në Munih, e cila ndryshe quhet Davosi i sigurisë, do të sjellë së bashku rreth 400 pjesëmarrës, përfshirë kryetarët e shteteve dhe qeverive, ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të mbrojtjes, të organizatave ndërkombëtare, politikanët dhe njerëz të biznesit. Por, aty nuk ka zyrtarë të Serbisë. Në samit është paralajmëruar edhe ardhja e ish përfaqësuesit të OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaari, që disa e interpretojnë si arsye shtesë për mungesën e Nikolicit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *