Home / Sport / Një Real-Barça edhe në Meka!

Një Real-Barça edhe në Meka!

Real Madrid dhe Barcelona mund të zhvillojnë një ndeshje miqësore në qytetin e shenjtë të botës islamike, Meka, si pjesë e inaugurimit të linjës së trenit ekspres që disa firma spanjolle po ndërtojnë në Arabinë Saudite.

Promotorët e kësaj iniciative e kanë komentuar për mediat spanjolle si një fakt të kryer zhvillimin e kësaj ndeshje, e cila pa frikë mund të cilësohet një ngjarje historike për këtë vend.

Prania e dy klubeve gjigande spanjolle justifikohet jo vetëm për famën sportive që ato gëzojnë, por edhe si pjesë e protagonizmit të biznesit spanjoll në ndërtimin e kësaj linje hekurudhorë të shpejtësisë lartë.

Janë 12 kompani spanjolle që së bashku po ndërtojnë atë që quhet si “Rruga e Shkretëtirës” ose “Rruga e Pelegrinëve”, një linjë hekurudhorë e shpejtësisë së lartë mes qyteteve Medina e Meka, që do të përshkojë një distancë prej 450 kilometrash në Arabinë Saudite.

Kjo vepër, e cila kushton 6.736 miliard euro, do të inaugurohet në vitin 2016 me këtë ndeshje domethënëse të dy klubeve më të famshme spanjolle, të cilët me sa është mësuar do të përfitojnë një shifër mes 5-10 milionë euro secili për këtë takim.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *