Home / Sport / Nuk gabon Juventusi

Nuk gabon Juventusi

Me rezultat 2-1, Juventusi ka fituar kundër Chievos në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Skuadra mysafire ishte e mrekullueshme në pjesën e parë duke e dominuar lojën dhe duke shënuar dy gola.

Alessandro Matri pranoi një top nga Arturo Vidal dhe me një teknikë të mirë e zhbllokoi rezultatin (10’).

Pas një kombinimi të Matrit dhe Sebastian Giovincos, ky i fundit asistoi me thembër te Stephan Lichtsteiner dhe zvicerani e dyfishoi epërsinë (42’).

Fillimi i gjysmës së dytë ishte në favor të ekipit vendas. Chievo shkaktoi presion të madh përpara portës bianconere dhe kjo u shpagua me gol.

Perparim Hetemaj dërgoi një top të gjatë në drejtim të Cyril Thereau, i cili e ngushtoi rezultatin (52’).

Në vazhdim, bardhezinjtë kthyen kontrollin e lojës, mirëpo me raste kanë mundur të ndëshkohen nga vendasit.

Juventusi mban kreun e Serie A me tri pikë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *