Home / Sport / Nuk ka mrekulli për Liverpulin, kalon Çelsi

Nuk ka mrekulli për Liverpulin, kalon Çelsi

Liverpuli nuk ka arritur të realizojë një tjetër përmbysje historike, duke u eliminuar nga Europa League edhe pse ka fituar 3-1 përballë Zenit Shën Petersburg.

“Të kuqtë” kanë bërë një ndeshje të madhe përballë skuadrës ruse, por vendimtare ka qenë sfida e parë e humbur me rezultatin 2-0 në Rusi. Për më tepër, edhe në takimin e sotëm ishin miqtë që shënuan të parët me anë të Hulk, por më pas ndeshja i përket plotësisht skuadrës angleze. Dy gola të Luis Suarez dhe një gol i Alen bënë që të ndizeshin përsëri shpresat e ekipit të drejtuar nga Brendan Roxhers. Por mrekullia nuk ndodh dhe Liverpuli fiton 3-1, pa iu gëzuar si duhet suksesit me kualifikimin në turin tjetër të turneut.

Në 1/8 e finaleve ka shkuar Çelsi, që ka falënderuar Eden Hazard për golin në shtesën e ndeshjes përballë Sparta Pragës. Miqtë bënë surprizën duke kaluar në avantazh me Lafata në fillimin e ndeshjes, duke vënë baraspeshën në këtë sfidë pasi anglezët kishin triumfuar me këtë rezultat minimal në Çeki në ndeshjen e parë. Por londinezët nuk shfaqen në formë, sidomos Torres që humb disa raste të pastra para portës. Megjithatë, mjafton goli i Hazard në sekondat e fundit të ndeshjes për të evituar kohën shtesë dhe për t’i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.

Europa League, rezultatet:
Rubin Kazan-Atletiko Madrid 0-1
CFR Kluj-Inter 0-3
Metalist-Njukasëll 0-1
Genk-Shtutgart 0-2
Dnjipro-Bazel 1-1
Lacio-Borusia Mynshengladbah 2-0
Olimpik Lion-Totenhem 1-1
Liverpul-Zenit 3-1
Viktoria Plzen-Napoli 2-0
Olimpiakos-Levante 0-1
Bordo-Dinamo Kiev 1-0
Fenerbahçe-BATE 1-0
Benfika-Leverkusen 2-1
Çelsi-Sparta Pragë 1-1
Hanover-Anzhi 1-1
Steaua Bukuresht-Ajaks 2-0 (p.4-2)

Të kualifikuar: Rubin Kazan, Inter, Njukasëll, Shtutgart, Bazel. Lacio, Totenhem, Viktoria Plzen, Zenit, Levante, Bordo, Fenerbahçe, Benfika, Çelsi, Anzhi, Steaua Bukuresht.

Turi 1/8 i finaleve
Viktoria Plzen- Fenerbahçe
Benfika-Bordo
Anzhi-Njukasëll
Shtutgart-Lacio
Totenhem-Inter
Levante-Rubin Kazan
Bazel-Zenit
Steaua Bukuresht-Çelsi

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *