Home / Sport / Oferta nga Italia e Gjermania për Demirin

Oferta nga Italia e Gjermania për Demirin

Sipas “20minuten.ch”, Palermo e Kaiserslauterni janë duke e përcjellë tashmë reprezentuesin e Maqedonisë.

Mesfushori shqiptar, Muhamed Demiri, ka kontratë me Thunin zviceran deri në verë. 27-vjeçari pjesë e Thunit është nga viti 2009. Për të tashmë kanë shprehur interesim skuadra nga Gjermania e Italia. Sipas “20minuten.ch”, Palermo e Kaiserslauterni janë duke e përcjellë tashmë reprezentuesin e Maqedonisë. Palermo garon në Serie A, ndërsa Kaiserslauterni garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Opsion për Demirin është edhe kampioni zviceran, Baseli. “Jam i hapur për çdo gjë. Unë jam nga Baseli, kam tërë familjen atje. Për vlerën e Baselit në futbollin zviceran nuk kam çka të flas. Baseli gjithnjë është interesant. Edhe pse kontrata më përfundon në qershor, unë jam i koncentruar te Thuni. Unë e di si shkojnë gjërat, pa paraqitje të mira në fushë, as Thuni e as ndonjë klub tjetër nuk do të jetë opsion. Për këtë arsye unë koncentrohem që të kryej punën time në fushë sa më mirë”, ka thënë Demiri. Ai nga viti 2010 luan rregullisht për Maqedoninë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *