Home / Lajme / Maqedoni / Opozita e vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Opozita e vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shkup, 01 Shkurt – Lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai në tubimin e zhvilluar mbrëmë në Kërçovë ka theksuar se opozita është këmbëngulëse për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në pako me ato lokale.
“Populli patjetër duhet të kthejë legjitimitetin e institucioneve përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ka porositur Cërvenkovski.

Ai ka theksuar se populli në Maqedoni dëshiron që sa më shpejt të largohet regjimi jopopullor i Nikolla Gruevskit.
Në këtë tubim me qytetarët kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës dhe personalitete të shoqërisë civile maqedonase. Kërkesat e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohshme parlamentare vijnë kur kreu i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski ka shpallur zgjedhjet lokale për 24 mars, të cilat deri tani janë të bojkotuara nga opozita.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *