Home / Lajme / Maqedoni / Opozita maqedonase sërish qëndron pas bojkotit të zgjedhjeve

Opozita maqedonase sërish qëndron pas bojkotit të zgjedhjeve

27 shkurt-Në këtë mbledhje siç informojnë zyrtarë të kësaj partie opozitare maqedonase ka mbretëruar qëndrimi i shumicës për të bojkotuar zgjedhjet, kundër një pushteti diktatorial dhe që nuk respekton demokracinë.

Këshilli qendror i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoni sot herët në mëngjes ka vendosur që të qëndroj pas vendimit për bojkotin e zgjedhjeve lokale të 24 marsit.

Në këtë mbledhje siç informojnë zyrtarë të kësaj partie opozitare maqedonase ka mbretëruar qëndrimi i shumicës për të bojkotuar zgjedhjet, kundër një pushteti diktatorial dhe që nuk respekton demokracinë.

Mbledhja e thirr pas ndryshimit të kodit zgjedhor nga maxhoranca, me ç`rast u shtye afati për dorëzimin e listave zgjedhore deri më 3 mars. Gjatë ditës pritet zhvillime të reja dhe se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë nisur përpjekje intensive për të arritur një kompromis midis pozitës dhe opozitës maqedonase. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *