Home / Lajme / Maqedoni / Opozita maqedone vazhdon me protesta

Opozita maqedone vazhdon me protesta

Shkup, 25 Shkurt – Unioni për të Ardhmen do të vazhdojë sot me protestat e qeta për të shprehur revoltën kundër Qeverisë.

Protesta e sotme do të zhvillohet përpara objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, me fillim në ora 12.

Dje janë shënuar dy muaj nga e a.q. “e hëna e zezë”, kur Policia dëboi me dhunë nga Kuvendi gazetarët dhe deputetët e opozitës.

Me këtë rast, opozita e bashkuar maqedonase zhvilloi një tubim në Kumanovë, prej ku porositi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Ndërkohë, ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth, ka deklaruar se zgjedhjet pa opozitën nuk do të jenë demokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *