Home / Lajme / Maqedoni / OSBE/ODIHR e fillon monitorimin e zgjedhjeve lokale

OSBE/ODIHR e fillon monitorimin e zgjedhjeve lokale

25 Shkurt – Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) e OSBE-së, sot edhe formalisht e fillon misionin vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, që duhet të mbahen më 24 mars.

Shefi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Gert Arens në konferencë për shtyp do t’i prezantojë rolin dhe aktivitetet e misionit.

Arens sipas paralajmërimeve do të kryesojë 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 20 afatgjatë.

Ai ka përvojë në Maqedoni – ishte i dërguar special i kryesimit të OSBE-së në vitin 1999. Në karrierën e tij ka marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve në Hungari, Bjellorusi, Azerbajxhan, Gjeorgji, Serbi, Armeni, Islandë dhe Norvegji.

Misioni vëzhgues për zgjedhjet lokale në Maqedoni do të funksionojë pavarësisht Misionit të OSBE-së në Shkup.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *